William Shakespeare, pacienti i dytë në botë që merr vaksinën e Covid 19
Pacienti i dytë në botë që ka marrë vaksinën e koronavirusit është një 81-vjeçar nga Warwickshire i Britanisë. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave është emri i 81 vjeçarit i cili quhet William Shakespeare.
Kjo vjen pasi 90-vjeçarja Maggie Keenan u bë njeriu i parë që mori vaksinën.
“Kjo mund të sjellë ndryshimin në jetën tonë tani e tutje. Është fillimi i ndryshimit të jetës dhe stilit të jetës tonë.” tha William pas vaksinimit .
Ai shtoi se ai kishte qenë gjithë kohën në karantinë me gruan e tij, përveç disa daljeve në dyqane nga ana e gruas së tij.