Wuhan në alarm: Qëndroni në shtëpi

Banorëve të Wuhanit, epiqendrës së koronavirusit COVID-19, u është kërkuar të forcojnë masat e “vetë-mbrojtjes”, të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin daljet e panevojshme. Në një deklaratë të një zyrtari lokal thuhet se “Rreziku i rikthimit të pandemisë mbetet I lartë, për shkak të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm”. Në vendimet e marra më herët, është thënë se më 8 prill do të ketë lehtësim të masave, megjithatë mbetet për t’u parë nëse do të rikthehet normaliteti në qytetin, në të cilin u konfirmuar rastet e para me koronavirus.

SHKARKO APP