Wuhani fillon të hapet pjesërisht pas izolimit dy mujor nga Covid-19

Qyteti kinez ku filloi pandemia koronavirus, Wuhan, është rihapur pjesërisht pas më shumë se dy muaj izolimi.

Turma të pasagjerëve shihen në fotografi kur mbërritën në stacionin e trenit Wuhan ditën e sotme.

Njerëzit po lejohen të hyjnë, por jo të largohen, sipas raportimeve.

Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei, regjistroi më shumë se 50,000 raste me koronavirus.

Të paktën 3,000 njerëz në Hubei vdiqën nga sëmundja.

Por numrat kanë rënë në mënyrë dramatike, sipas shifrave zyrtare të Kinës.

Të shtunën u raportuan 54 raste të reja që dolën një ditë më parë, për të cilat thuhet se janë të gjitha të importuara.

Për këtë arsye, Kina po lufton që të kontrollojë rastet që vijnë nga jashtë, ky vend ka vendosur një ndalesë të përkohshme për të gjithë vizitorët e huaj, edhe nëse ata kanë viza ose leje qëndrimi.

SHKARKO APP