Wuhani kryen 1.4 milion teste për koronavirus brenda ditës
Wuhani, qyteti kinez ku ka shpërthyer fillimisht Covid-19 në fund të vitit e kaluar, ka testuar 1,470,950 persona për këtë virus të premten e 22 majit.
Më herët gjatë këtij muaji, autoritetet kineze kanë deklaruar se do të testojnë të gjithë popullsinë prej 11 milion banorësh në qytet në më pak se dy javë.
Ata besojnë se kjo është mënyra më e mirë për të siguruar rihapje të sigurt të bizneseve dhe shkollave.
Testimi masiv synon të identifikojë bartësit pa simptoma, personat që janë të infektuar por që nuk shfaqin shenja se janë të sëmurë.
Numri i testimeve të kryera brenda ditës është rritur gradualisht. Më 18 maj, ky qytet ka kryer 467,847 teste, ndërkohë që deri të enjten, numri është rritur në më shumë se 1 milion.
Kina ka regjistruar deri më tani më shumë se 82,974 persona të infektuar dhe 4,634 të vdekur si pasojë e këtij virusi.