Xin Jinping: Do ta mposhtim këtë epidemi patjetër

Të martën,kryetari i shtetit i Kinës Xin Jinping u takua me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Xi u shpreh se populli kinez po bën luftë serioze me epideminë e koronavirusit të ri. Siguria e jetës dhe shëndeti i masave popullore janë çështjet më kryesore, prandaj kontrolli i epidemisë është puna më e rëndësishme aktuale. Ai tha: “Kam udhëzuar dhe planifikuar gjithmonë. Unë besoj se, nëse kemi besimin e vendosur dhe marrim masa shkencore dhe të drejta, do të mposhtim patjetër këtë epidemi.”

Ghebreyesus u shpreh se pala kineze publikoi informacione transparente, zbuloi virusin në një kohë të shkurtër rekord dhe ndau informacionet e renditjes së gjenomit të virusit me vendet e tjera. Ai i vlerësoi vendosmërinë politike dhe masat e forta të qeverisë kineze dhe shprehu besimin se masat e Kinës do ta kontrollojnë efektivisht dhe do ta mposhtin këtë epidemi./ Marrë nga CR1

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?