Zaev: Dorëheqjet, një hap drejt fundit të Gruevskit

Kryetari i partisë më të madhe opozitare LSDM, Zoran Zaev deklaroi se dorëheqjet e Jankullovskës, Janakievskit dhe Mijallkovit janë një hap drejt fundit të Nikolla Gruevskit, sipas agjencisë maqedonase të lajmeve INA.

”Çdo gjë që kemi diskutuar është konfirmuar, kjo është dëshmi e përgjimit dhe vërtetësisë së bisedimeve. Kjo është dëshmi për bisedimet që konfirmojnë të gjitha paligjshmëritë dhe krimet e Nikolla Gruevskit dhe pushtetit të tij. Kjo nuk është koha për triumfalizëm”, theksoi Zaev.

”Dorëheqjet e Gordana Jankullovskës, Mile Janakievskit dhe Sasho Mijalkovit nuk janë qëllimi ynë përfundimtar. Ky është vetëm një hap drejt fundit të Nikolla Gruevskit”, shtoi Zoran Zaevi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?