Zbardhet biseda private e Trump me Kennedy: Plumbi u ndje si një mushkonjë e madhe

Donald Trump dhe Robert F. Kennedy Jr. kanë biseduar përmes një telefonate private. Trump tregon se si i mbijetoi atentatit në Pensilvani, duke thënë se plumbi i gjuajtur nga 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks u ndje si mushkonja më e madhe në botë.

Diçka më lëndoi”,-tha Trump, sipas asaj që dëgjohet në video. “Ndihej si mushkonja më e madhe në botë”, tha Trump për plumbin që e gërvishti në veshin e djathtë.

Videoja e thirrjes u postua fillimisht në X nga djali i Kennedy, Bobby Kennedy III, i cili më vonë fshiu postimin origjinal. Kennedy kërkoi falje për publikimin, duke thënë se ishte “i mërzitur” që videoja ishte postuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?