Zbulimi amerikan: Problem klima, sëmundjet, krizat financiare dhe teknologjia

20 vitet që do të vijnë do të jenë jo pak sfiduese për institucionet në të gjithë botën. Përballja me ndryshimin e klimës, sëmundjet, krizat financiare dhe teknologjia janë disa nga vështorësitë që kërkojnë adresim global.

Sipas raportit të zbulimit amerikan, një tjetër kërcënim serioz është edhe rivaliteti global mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Në 20 vitet e ardhshme, bota do ta ketë të vështirë t’u përgjigjet “sfidave globale” përfshirë ndryshimin e klimës, sëmundjet, krizat financiare dhe teknologjinë gjithnjë në avancim. Në këtë vlerësim pesimist kanë dalë analistët e zbulimit amerikan, në raportine Prirjeve Globale 2040, që hartohet çdo katër vjet.

“Këto sfida do të vënë në provë në mënyrë të vazhdueshme aftësinë e rimëkëmbjes dhe përshtatjes së komuniteteve, shteteve dhe sistemit ndërkombëtar, shpesh duke e tejkaluar kapacitetin e sistemeve dhe modeleve ekzistuese”, paralajmëron raporti, duke shtuar se disa nga zhvillimet “mund të jenë katastrofike”.

Raporti paralajmëron vende si SHBA do të përballen me demokraci në rënie, nëse nuk gjejnë më parë mënyrat se si të përballojnë probleme të vazhdueshme.

“Pandemia COVID-19 i ka kujtuar botës se sa e brishtë është dhe tregoi rreziqet që vijnë nga nivelet e larta të ndërvarësisë. Sistemi ndërkombëtar nuk është i ndërtuar në mënyrë të përshtatshme për të përballuar sfidat e ndërlikuara globale”, thuhet në raport.

Një nga sfidat më kritike të identifikuara në raport është ndryshimi i klimës, që pritet gradualisht të intensifikohet gjatë dy dekadave të ardhshme.

Po ashtu edhe prirja në rritje e vendeve që të reagojnë ndaj një bote gjithnjë e me më shumë komunikim dhe të përparuar teknologjikisht. Analistët thonë se një faktor tjetër që do to ndikojë tek transformimi i botës gjatë 20 viteteve të ardhshme, është rivaliteti global mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

SHKARKO APP