Zbulohet letra e autorit të mas*akrës në Pragë, më para kishte ekz*kutoi një 32-vjeçar dhe fosh*njën e tij

Praga dhe Europa u trondit nga masakra më e madhe ndër vite, ku një ish-student ekselent i Universitetit të Arteve, hapi zjarr po në këtë godinë, duke lënë pas dhjetëra të plagosur dhe 14 viktima. Mediat e huaja kanë zbuluar detaje të reja lidhur me autorin 24-vjeçarit, David Kozak.

Referuar këtyre mediave, së fundmi është zbuluar një ditar i tij, ku ai tregon se para masakrës në Universitet, në një pyll në Pragë, ka ekzekutuar edhe një 32-vjeçar me foshnjën e tij 2 muajsh.

Deri më tani, policia çeke nuk ka dhënë një motiv të mundshëm për vrasjet teksa thotë se hetimi është ende në vijim. Kjo ngjarje konsiderohet si ngjarja më e rëndë dhe me më shumë viktima e shënuar ndonjëherë në Çeki.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?