Zbulohet në Gjermani grupi terrorist, ishte gati për sulm
Në valën e sulmeve nga terroristë në qendrat më të populluara në Europë, një grup që synonte sulmin e radhës është zbuluar nga autoritete Gjermane. Prokurorët gjermanë janë shprehur se ata kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për krijimin e një grupi terrorist të krahut të djathtë. Me shumë mundësi ata po përgatisnin sulme ndaj kampeve ku qëndrojnë refugjatët dhe në objekte të tjera shtetërore. Për më tej thuhet se këta shtetas vinin nga Lindja e Mesme.
Zyra e prokurorisë federale tha se pesë shtetas gjermanë u arrestuan këtë të martë. Qëndrimi i tyre ishte në disa apartamente në shtetin lindor të Saksonisë. Ata thonë se kishin formuan “Freital Group”, që mban emrin e një periferi të Dresdenit që ka parë një varg protestash anti-refugjate dhe incidente të tjera, deri në korrik të vitit të kaluar.
Prokurorët thanë se grupi ka fituar më shumë se 100 armë nga Republika Çeke. Ata thonë se anëtarët besohet se kanë kryer tri sulme në vjeshtën e kaluar – dy në shtëpitë e refugjatëve në Freital dhe tjetrin në një projekt të strehimit të krahut të majtë në Dresden.
Një situatë e pakëndshme ka ndodhur paradites e sotme ku mijëra qytetarë i janë bashkuar fushatës publike kundër strehimoreve të shtrenjta ndaj refugjatëve, që në shumë qytete gjermane, qytetarët janë duke protestuar kundër ndërtimit. Nuk është çështje ksenofobie por kostot e projektit, janë shprehur qytetarët.
Burimi: Daily Sabah/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

