Zbulohet një koronavirus i ri në Hong Kong

Zbulohet një koronavirus i ri, i transmetueshëm tek njeriu.

Një ekip kërkuesish i Universitet Wuhan, qyteti kontrovers në origjinë të pandemisë së kaluar, ka zbuluar koronavirusin e ri të lakuriqeve të natës që mbart rrezikun e transmetimit nga kafsha tek njeriu, sepse përdor të njëjtin receptor human të mikrobit që shkakton Covid 19.

Zbulimi i fundit është koronavirusi HKU5, i identifikuar për herë të parë në Hong Kong. Kërkuesit që studimin e kanë publikuar edhe në revistën shkencore Cell, theksojnë se i izoluar në laborator, ky virus, ka qenë në gjendje të bëjë kapërcimin dhe të infektojë si qelizat humane, ashtu edhe të gjitarëve të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe një studim tjetër i Universitetit të Uashington e ka studiuar këtë virus, por studimi i mëtejshëm i Universiteit të Wuhan thekson se ka probabilitet të lartë për infektim ndërspecie, dhe duhet monitorim i kujdesshëm për ta mbajtur në kontroll.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht se ekspertët theksojnë se nga analizat rezulton se HKU5 është me i dobët se ai i Covid 19.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?