Zbulohet plani djallëzor i gruas së ish-futbollistit: I ofroi një milion euro vrasësit me pagesë për ta eliminuar e varrosur burrin

Një histori e tmerrshme ka bërë xhiron e internetit së fundmi! Bëhet fjalë për ish-futbollistin e njohur të Turqisë, Emre Ashik, i cili ka rrezikuar të vritet për çështje parash. Mediat turke kanë publikuar së fundmi planin djallëzor të gruas së tij për ta hequr qafe.

Ish-futbollisti i Gallatasarit, Fenerbahçes dhe Beshiktashit u martua me bashkëshorten e tij Jagur Ashik në 2012, me të cilën nuk janë të divorcuar e kanë tre fëmijë. E megjithatë, gruaja e ish-futbollistit, me mbi 30 prezenca me kombëtaren turke mes 1993 e 2010, akuzohet se ka tentuar ta vrasë të shoqin.

Gruaja është vënë në kontakt me një vrasës me pagesë, të cilit i ka ofruar 10 milionë lira turke (pak më shumë se 1 milion euro) për të vrarë ish-mbrojtësin e për ta varrosur në një vend të sigurtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, plani dështoi, sepse vetë vrasësi ka vendosur t’i tregojë ish-futbollistit. Para se ti drejtohej vrasësit me pagesë, gruaja e Emre i ka kërkuar dashnorit të saj, edhe ai i arrestuar, të vrasë të shoqin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka treguar disa detaje më shumë mbi atë që ndodhi: “Kam një lidhje me Jagmur e ajo mendonte vetëm të trashëgonte paratë që do të merrte pas vdekjes së Emre Ashik. Më kërkoi ta vrisja, por unë i thashë jo. Një herë më solli një copë mish, donte ta helmoja. Provova ta bëja, por mbylla sytë e ajo më tha: ‘nuk je në gjendje ta bësh’”.

Aty erdhi vendimi për t’iu drejtuar një profesionisti, të cilit gruaja, sipas akuzës, i ka siguruar armën e me të cilin ka kontrolluar zonën rreth qytetit të Duzce për të gjetur vendin për ta varrosur kufomën. Por për fatin e Emre Ashik, vrasësi me pagesë ka patur ndërgjegje dhe tani ai gëzon shëndet të plot.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?