Zbulohet plani? “Putin kërkon të destabilizojë Europën”

Presidenti në largim i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, të enjten tha se politikat e jashtme të Rusisë, kanë “shkelur të drejtën ndërkombëtare” dhe i bëri thirrje pasardhësit të tij, që të ketë kujdes nga presioni i Moskës.

Plevneliev ka akuzuar edhe më parë Rusinë, nën akuzën se po përpiqet të destabilizojë Europën duke financuar ultra-nacionalistët dhe vendet anti-BE në Ballkan, përfshirë edhe Bullgarinë.

auto_7290321484292731

Swiss Digital Desktop Reklama

“Politika (e presidentit Vladimir Putin) shkel të drejtën ndërkombëtare, me pasoja të rënda për të gjithë Europën, duke përfshirë Bullgarinë”, – u shpreh ai gjatë një interviste për televizionin bullgar “Nova”. “Unë e dua Rusinë, por nuk pajtohem me politikën e Putinit, i cili do të na hedh prapa, në shekullin e 19-të”,- vazhdoi komentin Presidenti në ikje i Bullgarisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rumen Radev, Presidenti i zgjedhur i Bullgarisë, pritet që të marrë detyrën më 22 janar. Radev, ka shprehur dëshirën për të bashkëpuar ngushtë me Moskën dhe për të hequr sanksionet e BE-së të vendosura ndaj Rusisë mbi Ukrainën, të gjitha duke këmbëngulur se Bullgaria është anëtare besnike e Bashkimit Europian dhe aleancës ushtarake të NATO-s.

Të mërkurën, Plevneliev dhe figura të tjera të larta europiane, duke përfshirë ministrin e Suedisë, paralajmëruan Presidenti e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, që të mos krijojë lidhje të ngushta me Moskën.

“Nuk kam asnjë dyshim: Vladimir Putin nuk është aleati i Amerikës dhe ai nuk është një partner i besueshëm ndërkombëtar”.

“Rusia vazhdon përpjekjet për të destabilizuar Ukrainën, dhe aneksimin e paligjshëm në Krime. Moska po kërcënon paqen, parashikueshmërinë dhe sigurinë që amerikanët dhe europianët e krijuar së bashku me fitoren në Luftën e Ftohtë … Kjo do të ishte një gabim i rëndë për t’i dhënë fund sanksionit aktual ose Rusia të pranojë ndarjen dhe nënshtrimin e Ukrainës”.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?