Zbulohet skenari, provokimi që do bëjë Trump kur Biden të betohet si President

Presidenti në ikje i SHBA-së, Donald Trump po mendon të kandidojë në zgjedhjet e 2024 dhe mund ta shpallë atë në ditën e emërimit të Presidentit të zgjedhur demokrat, Joe Biden në 20 Janar 2021.

Sipas raportimeve të “Daily Beast”, e cila citon burime të saj Trump po diskuton planin me këshilltarët dhe njerëzit e besuar, pavarësisht nga fakti se jemi katër vjet larg zgjedhjeve të ardhshme.

Rreth 47% e amerikanëve do të votonin për Trump në zgjedhjet e 2024, sipas një sondazhi nga Instituti HarrisX në emër të The Hill.

Trump vazhdon të mos e pranojë humbjen e tij në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe të denoncojë se në zgjedhje ka pasazhe mashtrimi sa i përket procesit të numërimit.

SHKARKO APP