Zelanda e Re tronditet nga tërmeti me magnitudë 7.3 Rihter, paralajmërim për një tsunami
Bota E Enjte, 4 Mars 2021 22:32
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Zelandën e Re, duke shkaktuar një paralajmërim për tsunami.
Sipas Qendrës së Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësor (PTWC), tërmeti ka qenë me magnitudë 7.9 dhe u është kërkuar njerëzve që jetojnë pranë bregdetit që të lëviznin në tokë sa më shpejt të jetë e mundur.
Ndërkohë edhe më herët gjatë ditës së sotme, Zelanda e Re u godit nga një tërmet tjetër me magnitudë 7.2 i shkallës Richter.
/abcnews.al