Zelandë e Re, shpëtohet në det bebja 18 muajsh

Një peshkatar që kishte dalë me barkën e tij për të zënë peshk në brigjet e Zelandës së re ka parë në det diçka që i është dukur si “një kukull” dhe teksa i është afruar ka zbuluar që bëhej fjalë për një bebe vetëm 18 muajsh, mrekullisht akoma në jetë.

Një episod, që vetë peshkatari e ka përshkruar si një “mrekulli të çuditshme”. Gus Hutt, e ka kuptuar që bëhej fjalë për një bebe vetëm kur e tërhoqi nga uji dhe e ngriti lart. ’O zot i im, është një fëmijë dhe është akoma gjallë. Është një mrekulli’, ka treguar Hutt për gazetën NZ Herald.

“Fytyra i dukej si prej porcelani”, ka treguar Hutt. Nëse do të kisha parë në atë drejtim një minutë më vonë nuk do të kishte shpëtuar. Sigurisht që si kishte ardhur akoma koha’, ka shtuar peshkatari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas ai zbuloi se fëmija i vogël ishte në kamping me prindërit dhe ka dalë vetëm në plazh dhe teksa i është afruar ujit ai e ka tërhequr me vete.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?