Zelensky: Do jap dorëheqjen nëse arrihet armëpushimi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, është zotuar se do t’i kërkojë parlamentit ukrainas organizimin e zgjedhjeve në rast se arrihet një armëpushim i qëndrueshëm.

Në një intervistë për emisionin “The Axios Show”, Zelenski u shpreh se nuk synon të qëndrojë në krye të vendit në kohë paqeje.

“Qëllimi im është të përfundoj luftën, jo të qëndroj në pushtet,” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë janë shtyrë pa afat për shkak të luftës, një fakt që është përdorur si kritikë ndaj tij, edhe nga presidenti amerikan Donald Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zelenski theksoi se situata e sigurisë dhe kushtetuta e vendit paraqesin sfida, por ai beson se organizimi i zgjedhjeve është i mundur.

Intervista u realizua në Nju Jork, pak para se Zelenski të kthehej në Kiev nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?