FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zelensky heq dorë nga NATO?

Para pushtimit, presidenti rus Vladimir Putin kishte kërkuar që Ukrainës t’i ndalohej të bashkohej në NATO, si një nga “garancitë e sigurisë” që kërkonte Moska.

Ndërsa sot, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka sugjeruar se vendi duhet të pranojë se nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s.

Gjatë një konference të zhvilluar me zyrtarët e ushtrisë, kreu i shtetit ukrainas u shpreh se “Ukraina nuk është një anëtare e NATO. Ne e kuptojmë këtë. Për vite me radhë kemi dëgjuar se dyert janë të hapura, por gjithashtu kemi dëgjuar se nuk mund të bashkohemi. Kjo është e vërteta dhe ne duhet ta njohim atë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më vjen mirë që njerëzit tanë kanë filluar ta kuptojnë këtë dhe të mbështeten tek vetja dhe partnerët tanë që na ndihmojnë”, shtoi Zelensky.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?