Zelensky ka mbajtur 17 fjalime kudo në Europë dhe Amerikë, por jo fizikisht që nga 1 marsi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili vijon të qëndrojë i fortë përballë luftës ruse, po tregohet më i zgjuar se Putini. Ai është i qartë në pocizionin e tij, dhe i ndihmuar nga puna e tij e mëparshme si komedian, ai di sesi të kërkojë mbështetje.
Pas fjalimeve dhe deklaratave në Insagramin e tij, që nga 1 marsi Zelensky ka mbajtur fjalime në shumë parlamente.
Iu drejtua Parlamentit Europian më 1 mars, dhe fjalimi i dytë ishte në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, dhe më pas me fjalime të mëvonshme në ditë të ndryshme për qeveritë si: Polonia, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Zvicra, Izraeli, Italia, Franca, Japonia, Suedia, Danimarka dhe Norvegjia.