Zelensky lidhet “live” me qytetarët që po protestojnë ane mbarë Europës kundër luftës ruse
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy i kthyer në ”heroin e botës”, këtë mbrëmje ka folur drejtpërdrejtë me qytetarët të cilët po protestojnë ane mbarë Europës, kundër luftës ruse në Ukrianë.
Gjatë mesazhit të tij përmes “Zoom”, presidenti kërkoi mbështetjen e qytetarëve europianë në këto momente të vështira që Ukraina po kalon dhe mbajti një minutë heshtje për viktimat.
”Këtë minutë heshtje dua t’ia dedikoj të rënëve në luftimet për të mbrojtur vendin e tyre, ushtarëve tanë, atyre që kanë shërbyer me trimëri dhe dhanë jetën. Le të kujtojmë këta ushtarë. Paqja qoftë me ju”.
Protesta kundër pushtimit rus të Ukrainës u mbajtën në të njëjtën orë në shumë qytete europiane si Bratislavë, Frankfurt, Pragë, Lion, Tbilisi, Vienë dhe Vilnius.