Zelensky: Ligësia nuk do ta shkatërrojë Ukrainën
Ukrainasit kanë shënuar të dielën Pashkët Ortodokse me lutje për ata që janë në vijën e parë të frontit të luftës dhe të tjerët që janë të bllokuar në qytetet lindore të vendit.
Gjatë mesazhit drejtuar kombit brenda Katedrales së Shën Sofiasë në Kiev me rastin e kësaj feste që vjen e zymtë në Ukrainë, presidenti Zelensky u zotua se pavarësisht situatës asnjë ligësi nuk do t’ia dalë të shkatërrojë vendin e tyre.
“Sot ne ende besojmë në fitore të re në Ukrainë dhe të gjithë jemi të bindur se nuk do të shkatërrohemi nga ligësia. Ne jemi duke tejkaluar kohët e errëta këtë ditë dhe shumica prej nesh nuk jemi të veshur me rroba të ndritshme, por jemi duke luftuar për një ide të ndritshme”, u shpreh Zelensky.