Zelensky: Mirënjohës SHBA-ve, por për paqen duhen garanci sigurie

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara dhe Donald Trump për mbështetjen ndaj Kievit, përmes një postimi në rrjetin social “X”. Në shkrimin e tij, lideri thekson se paqja në Ukrainë kërkon garanci sigurie.

“Jemi shumë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për gjithë mbështetjen. Jam mirënjohës ndaj Presidentit Trump, Kongresit për mbështetjen e tyre dypartiake dhe ndaj popullit amerikan.

Ukrainasit gjithmonë e kanë vlerësuar këtë mbështetje, veçanërisht gjatë këtyre tre viteve të pushtimit në shkallë të gjerë. Jemi vërtet mirënjohës. Duam vetëm marrëdhënie të forta me Amerikën dhe me të vërtetë shpresoj që do t’i kemi”, ka shkruar Zelensky.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?