Zelesnsky dhe Macron flasin për përfundimin e lu*tës në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, thotë se ai dhe homologu francez Emmanuel Macron diskutuan për përfundimin e luftës në Ukrainë gjatë bisedimeve të sotme në Paris.

Sipas mediave të huaja, ukrainasi tha në mediat sociale se bisedimet zgjatën “disa orë” dhe se të dy udhëheqësit “arritën të vlerësonin shumë detaje”.

“Vëmendja më e madhe iu kushtua diskutimeve rreth përfundimit të luftës dhe garancive të sigurisë”, tha Zelensky. “Paqja duhet të bëhet vërtet e besueshme. Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi ai më tej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zelenskyy dhe Macron do të japin deklarata më pas jashtë Pallatit Elysee në Paris.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?