Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 12:31 Raketa ruse në Poloni, tre objekte bien pas sulmit masiv ndaj Ukrainës Dy raketa dhe, sipas vlerësimeve paraprake, një dron me motor reaktiv ranë në Poloni pas sulmit masiv rus ndaj Ukrainës. Ministri polak i Mbrojtjes,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • Tirana
  • Aeroporti i Tiranës
  • Sulme kibernetike
  • Buxheti 2027
  • Merkato
  • Ogren Balluku
  • Dogana
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • Tirana
  • Aeroporti i Tiranës
  • Sulme kibernetike
  • Buxheti 2027
  • Merkato
  • Ogren Balluku
  • Dogana
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës: Demokratët i kërkojnë sërish presidentit Biden që të japë dorëheqjen si kandidat

Bota E enjte, 18 Korrik 2024 16:41
Zëri i Amerikës: Demokratët i kërkojnë sërish presidentit Biden që të japë dorëheqjen si kandidat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Të shqetësuar rreth aftësisë së presidentit Joe Biden për të fituar zgjedhjet këtë nëntor, demokratët po e nxisin atë të rishqyrtojë çështjen e kandidimit, ndërsa ai po qëndron larg fushatës, për shkak të infektimit me Covid-19. Zoti Biden ka këmbëngulur se nuk do të tërhiqet, i bindur se ai është kandidati që mund ta mundë sërish ish-presidentin Donald Trump. Por publikisht dhe privatisht, demokratët me peshë po dërgojnë sinjale shqetësimi dhe disa shpresojnë se ai do t’i bëjë një rivlerësim të trajektores së garës dhe trashëgimisë së tij në drejtimin e vendit.

Gjatë javës së kaluar, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer dhe udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, biseduan privatisht me presidentin, duke parashtruar pikëpamjet e demokratëve në Kongres, përfshirë shqetësimet e tyre. Të mërkurën, ligjvënësi i Kalifornisë, Adam Schiff, një aleat i ngushtë i ish- kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u bë demokrati i profilit më të lartë në Dhomën e Përfaqësuesve, që i bëri thirrje zotit Biden të tërhiqet nga gara. Ai tha se ndërsa e di që ky vendim i përket vetëm presidentit Biden, ai beson se është koha që ai të “kalojë stafetën”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërsa tensionet mbi aftësinë e zotit Biden për të fituar u qetësuan disi, kryesisht pas atentatit për vrasjen e zotit Trump dhe ndërsa në Miluoki po mbahej Kuvendi Kombëtar Republikan, demokratët e dinë se kanë kohë të kufizuar për të zgjidhur shqetësimin brenda partisë pas paraqitjes së dobët të zotit Biden, në debatin e parë presidencial. Sigurisht, shumë demokratë duan që zoti Biden të qëndrojë në garë. Dhe Komiteti Kombëtar Demokrat po vazhdon me planet për një votim virtual, për ta bërë zotin Biden zyrtarisht kandidat të partisë, që në javën e parë të gushtit, përpara Kuvendit Kombëtar Demokrat, që nis më 19 gusht në Çikago.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të mërkurën në mbrëmje, rrjeti televiziv ‘ABC News’ dha detaje të reja rreth takimit privat të zotit Biden gjatë fundjavës me zotin Schumer në shtëpinë e presidentit në Dellauer. Sipas njoftimit zoti Schumer i kishte thënë presidentit se do të ishte “më mirë për Partinë Demokrate dhe në të mirë të vendit, nëse ai tërhiqej”. Një zëdhënës i zotit Schumer e quajti lajmin një spekulim të plotë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Andrew Bates tha se zoti Biden i kishte thënë zotit Schumer si dhe zotit Jeffries se “ai ishte i emëruari i partisë dhe se kishte në plan të fitonte e mezi priste të punonte me të dy, për të kaluar axhendën e tij 100 ditore, për të ndihmuar familjet amerikane”.

Mund t'ju interesojë

Raketa ruse në Poloni, tre objekte bien pas sulmit masiv ndaj Ukrainës

Raketa ruse në Poloni, tre objekte bien pas sulmit masiv ndaj Ukrainës

Para 9 minutash
FBI paralajmëron për Artex: mjetet e reja të inteligjencës artificiale po shndërrojnë hakerimin në sulm “me një klik”

FBI paralajmëron për Artex: mjetet e reja të inteligjencës artificiale po shndërrojnë h...

Para 1 ore
BE-ja dhe Britania bien dakord për skemën e mobilitetit rinor: 100 mijë të rinj evropianë do të mund të jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar

BE-ja dhe Britania bien dakord për skemën e mobilitetit rinor: 100 mijë të rinj evropia...

Para 1 ore

Por në mesin e demokratëve në mbarë vendin, gati dy të tretat thonë se zoti Biden duhet të largohet e të lejojë partinë e tij të emërojë një kandidat tjetër, sipas një sondazhi të ri të qendrës ‘NORC’ për Kërkime në Fushën e Çështjeve Publike si dhe agjencisë së lajmve ‘AP’. Kjo kundështon fort pretendimin e zotit Biden pas debatit se “demokratët e thjeshtë” vazhdonin ta mbështesnin atë edhe pse “emra të mëdhenj” të partisë i ishin kundërvënë. Me reagimin e zotit Schiff, shkon në 20 numri i ligjvënësve demokratë në Kongres që i kanë bërë thirrje zotit Biden të tërhiqet nga gara presidenciale. Në përgjigje të komenteve të zotit Schiff, zyrtarët e fushatës së zotit Biden vunë në dukje atë që e quajtën “mbështetje të gjerë” që gëzon presidenti për garën nga anëtarët e Kongresit në shtetet fushëbetejë, si dhe nga anëtarët afrikano-amerikanë e hispanikë të Kongresit.

Njoftimi i zotit Schiff erdhi pasi zoti Schumer dhe zoti Jeffries inkurajuan partinë që të shtyjë me një javë planet për të mbajtur votimin virtual për të emëruar zotin Biden si kandidat, gjë që mund të ndodhë të dielën, sipas dy personave që kanë dijeni mbi çështjen dhe folën në kushte anonimiteti.

Komisioni i rregullores i Komitetit Kombëtar Demokrat takohet të premten për të diskutuar se si do të funksionojë votimi virtual dhe për ta finalizuar çështjen javën e ardhshme. “Ne nuk do të zbatojmë një proces votimi virtual të nxituar, por do të nisim një proces të rëndësishëm rishqyrtimi, se si do të funksiononte votimi virtual”, shkruhej në një letër të publikuar të mërkurën të peshkopit Leah D. Daughtry dhe guvernatorit të Minesotës Tim Walz, bashkëkryetarë të komisionit të rregullores në Kuvendin Kombëtar Demokrat. /VOA/

Etiketat e lidhura

Joe Biden
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raketa ruse në Poloni, tre objekte bien pas sulmit masiv ndaj Ukrainës
Para 9 minutash

Raketa ruse në Poloni, tre objekte bien pas sulmit masiv ndaj Ukrainës

Momenti viral në Brazil, futbollistit i bie paruka gjatë ndeshjes dhe më pas e merr në dorë
Para 14 minutash

Momenti viral në Brazil, futbollistit i bie paruka gjatë ndeshjes dhe më pas e merr në dorë

Chelsea kërkon mesfushor në janar, Alonso i hapur për përforcime
Para 19 minutash

Chelsea kërkon mesfushor në janar, Alonso i hapur për përforcime

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut
Para 21 minutash

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 15 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 14 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

4 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 15 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.