Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni më 11 dhjetor?!
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni pritet të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti.
Ky është propozimi që del nga bisedimet që po mbahen në Përzhinë.
Kjo është ideja më e përafërt mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së që pengohet nga propozimi i partisë më të madhe maqedonase e udhëhequr në bisedime nga Nikolla Todorov që thotë se ministri i Punëve të Brendshme do të duhet të organizojë zgjedhjet e parakohshme dhe të jep dorëheqje nga ora 19.00 në ditën e zgjedhjeve, pra kur të mbarojnë zgjedhjet.
Ky propozim nuk u pranua nga LSDM, e cila propozon që e gjithë qeveria të dorëhiqet në ora 19.00 në ditën e zgjedhjeve, pra kur të mbarojnë zgjedhjet.
KOHA JONË SONDAZH

