Zgjedhjet në Itali. Populistët në revansh, Berluskoni synon rikthimin

Oreksi europian për lëvizjen populiste do të testohet përsëri këtë të dielë me zgjedhjet e përgjithshme të Italisë, të cilat kërcënojnë ta zhysin në kaos politik ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës.

Rezultati i votimit, që pritet të bëhet publik mëngjesin e së hënës, mund ta riktheje Silvio Berluskonin dhe partinë e tij në pozitat e forcës dominuese të politikës vendase.

Por ato mund të tregojnë gjithashtu një rritje të mbështetjes për dy partitë populiste të Italisë, lëvizjen 5 yjet dhe Lega Nord-in e ekstremit të djathtë; që të dyja euroskeptike, pro-Kremlinit dhe kundërshtarë të tregtisë së lirë e vaksinimit të detyrueshëm, edhe pse vendi aktualisht po përballet me një epidemi fruthi.

Swiss Digital Desktop Reklama

La Lega e përqafon hapur ideologjinë “italian’s first”, ndërsa Pesë Yjet fokusohet tek korrupsioni, edhe pse ngjitja e saj vitet e fundit nga parti periferike në lojtarë të rëndësishme të politikës vendase ka nxjerrë në pah thellësinë e zemërimit brenda radhëve të elektoratit. Qendra e majtë, e drejtuar nga ish kryeministri Matteo Renzi, tentoi të premten të lëshonte një apel të fundit për gjakftohtësi në zgjedhje, duke i bërë thirrje votuesve të pavendosur, që janë aktualisht në nivelin 30%, të mendojnë mire se çfare do të bëjnë të dielën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekonomia e dobët italiane është përmirësuar disi që prej krizës së borxhit, por lufton sërish me papunësinë e llogaritur në mbi 11%. Fushata elektorale u mbizotërua edhe prej një çështjeje tjetër të kthyer në shqetësim për italianët: ngërçi i emigracionit. Ajo u shënjua nga episode racizmi e dhune politike të cilat nuk ishin parë në Itali që prej viteve ‘70, përfshirë këtu plagosjen e 6 emigrantëve pas vrasjes brutale të një vajze italiane, krim që supozohet të jetë kryer nga një emigrant.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?