Zgjedhjet në Serbi, BE reagon me shqetësim për parregullsitë: Duhet përmirësim i demokracisë

Pas opozitës serbe që ka dalë në protesta kundër rezultatit të zgjedhjeve, edhe Bashkimi Europian ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me parregullsitë e raportuar gjatë procesit zgjedhor në Serbi. Zëdhënësja Ana Pisonero tha se janë mbajtur disa shënime dhe bëri thirrje për përmirësimin e demokracisë në Serbi.

“Ne kemi mbajtur shënime, sigurisht, lidhur me raportin paraprak dhe konkluzionet e vëzhguesve ndërkombëtar nga OSBE dhe të institucioneve demokratike dhe grupeve për të drejtave të njeriut për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të Serbisë, të mbajtura më 17 dhjetor.

Duke marrë shkas nga këto konkluzione paraprake, ne shprehim shqetësim tonë dhe nevojën për përmirësim të dukshëm dhe reforma të mëtejshme, gjithashtu për funksionimin e institucioneve demokratike të Serbisë, pasi këto janë në zemër të procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE.

Sigurisht ne do të presim dhe raportin përfundimtar të OSBE-së dhe rekomandimet për zgjedhjet e ardhshme. Siç e dini, ne kemi një kornizë të qartë negociuese me Serbinë, po ashtu edhe me të gjitha vendet kandidate, dhe natyrisht çështjet që lidhen me demokracinë, zgjedhjet dhe mënyrën se si ato mbahen, janë një pjesë thelbësore e këtij procesi”, u shpreh Ana Pisonero, Zëdhënëse e BE.

SHKARKO APP