Zgjedhjet në SHBA, sondazhet nxjerrin rezultate surprizë
Zgjedhjet presidenciale në Amerikë po hyjnë në fazën e tyre të nxehtë dhe sondazhe po kryen nga media prestigjioze për të treguar trendin e votës së amerikanëve.
“Washington Post” në pyetësorin më të fundit drejtuar amerikanëve për këtë fushatë, nxjerr kandidaten demokrate Kamala Harris me dy pikë avantazh ndaj rivalit të saj Donald Trump. Kamala kryeson në tre nga shtatë kryesorët, duke zgjeruar epërsinë në Midwest dhe duke ngushtuar atë të Donald Trump në Arizona, Georgia, Nevada dhe Karolina e Veriut.
Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë është përpara në Michigan (+1%), Pensilvani (+2%) dhe Wisconsin (+3%), ndërsa manjati kryeson në Karolinën e Veriut (+1%), Arizona (+ 15), Gjeorgjia (+3%) dhe Nevada (+2%).