
Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, shprehu besimin se Partia Socialiste mund të sigurojë një shumicë progresiste në zgjedhjet e përgjithshme të 29 nëntorit, pavarësisht sondazheve që favorizojnë opozitën konservatore.
Në një intervistë për “El País”, Sánchez paralajmëroi se një qeveri e përbashkët e Partisë Popullore (PP) dhe “Vox” do të rrezikonte, sipas tij, të drejtat sociale dhe liritë e fituara gjatë dekadave të fundit.
Ai vuri theksin te kriza e strehimit, duke deklaruar se buxheti për këtë sektor është rritur tetëfish dhe se gjatë mandatit të tij janë ndërtuar rreth një milion banesa. Sánchez mbrojti gjithashtu qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve dhe theksoi se protestat për koston e jetesës janë kërkesa për zgjidhje drejtuar të gjitha institucioneve.
Kryeministri synon një mandat tjetër katërvjeçar, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për vazhdimin e politikave të tij.
