Zgjedhjet në Turqi, përfundon procesi i votimit

Përfundoi procesi i votimit në zgjedhjet presidenciale dhe të 27-tat parlamentare në Turqi.

Sipas vendimit të Komisionit të Lartë Zgjedhor, votimi nisi në orën 8:00 sipas kohës lokale dhe përfundoi në orën 17:00.

Votuesit në Turqi kishin mundësinë të shfrytëzonin obligimin e tyre qytetar në 180.065 kuti votimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por kryetarët e komisioneve të qendrave të votimit do të lejojnë të votojnë edhe qytetarët që mund të kenë ngelur në pritje për të votuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Procesi i votimit ka përfunduar edhe në pikat doganore për qytetarët jashtë vendit, i cili filloi më 7 qershor.

Numërimi i votave në të njëjtën kohë do të fillojë edhe për votat e ardhura në Turqi nga 123 përfaqësi në 60 shtete.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?