Zgjedhjet në Turqi/ Premtimi i kundërshtarit të Erdogan: Do u jap flori familjeve të varfra

Kundërshtari i Presidentit aktual Rexhep Tayip Erdogan për zgjedhjet e ardhshme për kreun e ri të shtetit turk, Kemal Kılıçdaroğlu, ka bërë një deklaratë tunduese teksa ka premtuar flori për familjet e varfra, nëse ai zgjidhet president.

Özgür Özel, nënkryetar i Grupit të CHP-së, tha se nga ky aplikim do të përfitojnë 4 milionë e 150 mijë familje.

Me afrimin e zgjedhjeve, kandidatët vazhdojnë të listojnë premtimet e tyre. Sipas drejtuesve të CHP-së, ky është një projekt social, që do të zhdukë njëherë e përgjithmonë varfërinë në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?