Zgjedhjet parlamentare, fitore e jashtëzakonshme e opozitës
Edhe pse nuk ishin zgjedhje të qeta dhe nën zemërimin e vrasjes së një gazetari, partia opozitare (OLaNO) ka fituar zgjedhjet parlamentare të Sllovakisë, duke shënuar me një fitore të jashtëzakonshme. Partia ka siguruar pothuajse 25% të votave. Rezultati ka zbuloi se partia e qendrës së majtë Smer-SD, e cila mbizotëroi në politikën Sllovake për një dekadë fitoi pak më shumë se 18%. Kryeministri Peter Pellegrini ka pranuar humbjen. Fushata zgjedhore u mbizotërua nga zemërimi i publikut për vrasjen e vitit 2018 të gazetarit Jan Kuciak dhe të fejuarës të tij Martina Kusnirova. Fushata e partisë ishte e orientuar drejt luftës së korrupsionit.