Zgjedhjet parlamentare në Austri do të mbahen në 29 shtator

Qeveria austriake njoftoi sot se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen më 29 shtator.

Kjo vjen pas fitores së ngushtë të Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë ndaj Partisë Popullore konservatore të kancelarit Karl Nehmer në zgjedhjet e Parlamentit Europian, në të cilat partitë e ekstremit të djathtë korrën sukses të madh.

Në zgjedhjet për Parlamentin Europian, Partia e Lirisë fitoi 25,4 për qind të votave dhe Partia Popullore 24,5 për qind të votave.

SHKARKO APP