Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Greta Thunberg tregon hapur preferencën e saj
Aktivistja e re mjedisore, Greta Thunberg së fundmi nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Tëitter ka dhënë mbështetjen e saj hapur për kandidatit demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden.
Ajo tha se asnjëherë nuk është përfshirë në partitë politike, por zgjedhjet e ardhshme amerikane janë shumë të rëndësishme.
“Sidoqoftë, dua të them, ju e dini! Organizohuni dhe bindni të gjithë të votojnë për Bidenin”- shkruan ajo.
Greta u bë e njohur në të gjithë botën pasi filloi një grevë urie kundër ndryshimit të klimës në vitin 2018, e cila gjë dërgoi në krijimin e një lëvizje globale Friday, for Future.
Ndryshe, pasi revista Times e shpalli “Person i Vitit” në vitin 2019, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tall me Thunbergun, duke shkruar se ajo duhet të punonte për problemet e saj të kontrollit të zemërimit.
I never engage in party politics. But the upcoming US elections is above and beyond all that.
From a climate perspective it’s very far from enough and many of you of course supported other candidates. But, I mean…you know…damn!
Just get organized and get everyone to vote #Biden https://t.co/gFttFBZK5O— Greta Thunberg (@GretaThunberg) October 10, 2020