Zgjedhjet presidenciale, Rusia mban votime në rajonin e kontrolluar prej saj në lindje të Ukrainës
Rusia po mban votimet e hershme për zgjedhjet presidenciale në qytetin e Donetskut, në rajonin e kontrolluar prej saj në lindje të Ukrainës.
Ukraina ka deklaruar se votimet për zgjedhjet ruse në rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson do të jenë të pavlefshme dhe ka paralajmëruar se do të ndjekë ligjërisht çdo vëzhgues që dërgohet për të mbikqyrur procesin zgjedhor.
Aftësia e Moskës për të mbajtur zgjedhjet në atë që ajo i cilëson si “territore të reja të saj” ka një rëndësi politike për Kremlinin.
Por procesi paraqet sfida logjistike dhe sigurie sepse trupat ruse kontrollojnë pjesërisht 4 rajonet. Në zonat që kontrollohen nga Moska po zbatohet ligji ushtarak.