Zgjedhjet, Roma me kryebashkiaken e parë femër
Lëvizja “Pesë Yjet” ka arritur fitore të mëdha në Itali, duke fituar garat bashkiake në Romë dhe Turin sipas rezultateve paraprake.
Virginia Raggi do të bëhet udhëheqësja e parë femër e Romës, në një fitore që shihet si goditje ndaj kryeministrit Matteo Renzi dhe Partia e qendrës së djathtë (PD). PD ka siguruar kryeqytetin financiar të Italisë, Milanon dhe Bolonjën.
Rezultatet mund t’u japin antiglobalistëve “Pesë Yjet” një platformë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 2018, thonë vëzhguesit.
Raggi, avokate 37-vjeçare ishte shumë pak e njohur deri para pak muajve, ishte në garë për të fituar dy të tretat e votave, duke mundur kandidatin e PD-së Roberto Giachetti.
KOHA JONË SONDAZH

