Zgjidhje e krizës botërore ndaj strehimit, të ndalohen shtëpitë e dyta?

Rreth botës, çmimet e shtëpive kanë dalë jashtë kontrollit, ndërsa pagesat kanë ngecur në vend, sot mund të flasim për një krizë të strehimit global. Kështu e ka përcaktuar situatën e strehimit, “Quartz”, duke publikuar një artikull që flet pikërisht për këtë shqetësim.

Në SHBA siç thuhet në artikull, kriza e strehimit është e përballueshme sepse në disa vende jo shumë të populluara, banorët mund të marrësh me qira një shtëpi të thjeshtë që shkon deri në 600 dollar në muaj.

Fokusi i kësaj krize, e cila ndikon tek një numër i qyteteve botërore, tani ka ndryshuar papritur. Në një referendum, 80% e banorëve në një qytet në Angli, votuan për një plan që lagjeje t’u ndalohet shitja e shtëpive të ndërtuara rishtazi si shtëpi të dyta. “Kjo është një mënyrë e që është duke u përpjekur për të ruajtur komunitetin tonë”,- tha Linda Taylor, kryetare e bashkisë së St Ives.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shembulli zviceran!

Swiss Digital Mobile Reklama

Christian Hilber, një profesor në London School of Economics, është duke studiuar efektet e një ndalimi të ngjashëm të shtëpive të dyta në Zvicër, në zona ku janë të caktuara për të shpërthyer me turistë gjatë sezonit dimëror.

“Ndalimi ka një efekt thelbësor në çmimet e shtëpive”, thotë Hilber. “Rritja e pritshme në vendet më të prekura kryesisht u ndërpre pas ndalimit të shtëpive të dyta”.

Çmimet e shtëpive të para në zonat e prekura u ulën me 12%. Kjo vazhdoi të ketë një efekt të fortë negativ mbi ekonomitë lokale. Në vend të zbatuar të një ndalimi, Hilber rekomandon që të ketë një taksë për ata që blejnë pronën dhe e lënë atë bosh. Ai tha se një taksë vendore për pronarët e shtëpive të dytë krijon të ardhura.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?