Zhduket anija me 18 persona në bord, deri tani vetëm 6 të shpëtuar

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për anëtarët e ekuipazhit të zhdukur në një anije të madhe tregtare, pasi ajo u përmbys në shtetin amerikan të Louisiana.

Raportohet se ne bord ishin 18 persona, dhe ditën e sotme Rojet Bregdetare të SHBA-së thanë se deri më tani kishin arritur të shpëtonin vetëm gjashtë prej tyre.

Anija u përmbys të martën pasdite, më 13 prill rreth tetë milje larg nga Port Fourchon.

Një zëdhënës i kompanisë së transportit detar Seacor Marine më vonë identifikoi se anija e përmbytur  i përkiste atyre. Zëdhënësi i Seacor Armond Batiste i tha New York Times se anija ishte Seacor Power.

Ajo është një anije vetëlëvizëse me një kuvertë të hapur, shpesh duke përdorur këmbë dhe fole.

Në një deklaratë, Garda Bregdetare e SHBA tha se kishte marrë një njoftim radio emergjence në orën 16:30 se kishte një anije komerciale në rrezik mbytjeje rreth tetë milje nga bregu.

Ajo tha se ishte lëshuar një “transmetim urgjent detar informacioni” të cilit “iu përgjigjën shumë ekuipazhe anijesh Samaritan”.

Dy anije të Rojës Bregdetare shpëtuan nga një person secila, ndërsa ekuipazhet e anijeve civile nxorën katër persona të tjerë nga uji.

Tani ka katër anije të Rojës Bregdetare, katër anije civile “Samaritan” dhe një aeroplan deti Ocean Sentry.

Kreu i zonës së Shërbimit Kombëtar të Motit në New Orleans, Benjamin Schott, tha se një fenomen i moti ditën e martë pasdite shkaktoi erëra 70-80mph, të cilat i bënë dallgët në det shumë të ashpra, raporton BBC.

SHKARKO APP