Zhduket avioni në Maqedoni, i përfshirë nga flakët
Autoritetet maqedonase kanë gjetur avionin e vogël turistik që u zhduk nga radarët gjatë tentativës për t’u ulur në aeroportin e Shkupit.
Mediat maqedonase raportojnë se avioni është gjetur i përfshirë nga flakët në një terren të vështirë për të shkuar.
Dyshohet se ka viktima nga shpërthimi i avionit. Aeroplani ishte nisur nga Treviso në Itali me destinacion Shkupin.
Në bord ishin 6 persona, ndërsa avioni i tipit “Piper” është i regjistruar në Gjermani.
KOHA JONË SONDAZH

