Zjarr dhe shpërthim bombolash në Universitetin e Lionit

Një i plagosur lehtë dyshohet të jetë shënuar pas një shpërthimi të fuqishëm në tarracën e kampusit universitar të Lionit, në Francë. Sipas informacioneve të “BFMTV”, zjarri ka rënë në tarracën e universitetit, më konkretisht mbi bibliotekën, ndërsa flakët janë përhapur thuajse në të gjithë godinën.

Sipas hetimeve paraprake, shkak i zjarrit mund të ketë qenë puna që po bëhej momentalisht, që ka shkaktuar edhe shpërthimin e 3 bombolave të gazit, që mbaheshin në tarracë. Aktualisht, raportet e para flasin për një të lënduar lehtë, ndërsa persona të tjerë të pranishëm janë evakuuar nga vendngjarja.

Përmes rrjeteve sociale, Universiteti “Lyon 1” këshillon njerëzit të qëndrojnë mbi 100 metra larg nga vendngjarja, duke siguruar se ekipet e emergjencave po ndërhyjnë për t’i dhënë fund këtij incidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://twitter.com/florentderue/status/1085823077286641664?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1085823077286641664&ref_url=http%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F2019%2F01%2F17%2Fzjarr-dhe-shperthim-bombolash-ne-universitetin-e-lionit%2F

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?