Zjarr në Bruksel, raportohet për 20 të vdekur
Një zjarr i fuqishëm përfshiu të martën kantierin e ndërtimit të Kullës Oxy në qendër të Brukselit, një kompleks banimi që sapo kishte përfunduar procesin e rinovimit.
Sipas mediave ndërkombëtare, deri tani raportohet se 20 persona kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur. Autoritetet belge kanë bërë të ditur se operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në zhvillim.
Zëdhënësi i inspektoratit të punës në Bruksel konfirmoi se një numër ende i papërcaktuar trupash u gjetën brenda njërit prej dy ashensorëve të objektit, i cili ndodhet pranë sheshit qendror “Place de Brouckère”, aty ku edhe shpërtheu zjarri në orët e para të mëngjesit.
Shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim.
KOHA JONË SONDAZH

