
Të paktën 10 njerëz kanë vdekur në një zjarr në një spital Covid në kryeqytetin financiar të Indisë, Mumbai, thanë zyrtarët të Premten. Rreth orës 12:30 të natës, një zjarr shpërtheu në katin e parë në Dream Mall, ku ndodheshin të paktën 78 pacientë që po merrninn trajtim pasi ishin të infektuar me Covid.
Autoritetet thanë se të gjithë pacientët u evakuuan nga institucioni dhe 44 prej tyre janë pranuar në spitale të tjera. Incidenti ka ardhur në një kohë kur shteti i Maharashtra, kryeqyteti i të cilit është Mumbai, po lufton me një valë alarmante në rastet e COVID-19.
Mumbai raportoi 5,504 raste të reja Covid-19 të Enjten, duke e çuar gjithsej në 380,115 totalin në qytet. Sipas Ministrisë Indiane të Shëndetësisë, shteti Maharashtra, kryeqyteti i të cilit është Mumbai, kontribuoi më shumë se 50% të rasteve të reja të raportuara në vend të Enjten. Mumbai është rrethi me rastet e treta më të larta aktive në të gjithë vendin, tha Ministria e Shëndetësisë të mërkurën.
