Zjarret masive në Kaliforni, shkon në 59 numri i viktimave

Vatrat masive të zjarrit që kanë shkaktuar të paktën 59 të vdekur, sipas një bilanci të ri, vijojnë edhe sot të regjistrojnë dëme të konsiderueshme në Kaliforni, ndërsa autoritetet janë përqëndruar për gjetjen e rreth 130 personave ende të zhdukur.

”Trupat e pajetë të tetë viktimave u gjetën të mërkurën në Paradise, qytet i vogël në veri të Kalifornisë i përfshirë nga vatrat masive të zjarreve që më 8 nëntor’’, njoftoi sherifi i kontesë së Butte, Kory Honea, raporton ata.

”Mendojmë se kemi identifikuar 47 persona, por mbetemi në pritje të një konfirmimi të ADN-së”, shtoi ai gjatë një konference shtypi.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Duke nisur nga nesër, të gjithë ata persona që mendojnë se një anëtar i familjeve të tyre është zhdukur mund të vijnë të ofrojnë një kampion ADN-je’’, theksoi sherifi, i cili kërkon ti japë prioritet gjetjes së viktimave të ”Camp Fire’’, vatra e zjarrit më katastrofike në historinë e këtij shteti në pjesën perëndimore amerikane.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?