Zjarret në Francë dhe Spanjë, turistët: Ishte si një film, ushtria vinte derë më derë
Zjarret masive në jugperëndim të Francës dhe Spanjën qendrore kanë detyruar evakuimin e mbi 270 mijë personave, ndërsa autoritetet po përballen me përhapjen e shpejtë të flakëve për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta.
Ministrja franceze, Éléonore Caroit u bëri thirrje turistëve të mos anulojnë udhëtimet, por të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. “Shumica e rajoneve të Francës mbeten të sigurta,” deklaroi ajo.
Mes të evakuuarve ishte edhe 21-vjeçari Zac Morrison nga Londra, i cili tha për BBC: Ushtria franceze shkonte derë më derë. Ishte diçka si në një film.” Ndërsa David Morton, gjithashtu i evakuuar nga Cap Ferret, tregoi: Në telefonat tanë kishte një mesazh që thoshte se duhej të evakuoheshim menjëherë.
Shumë turistë e kanë kaluar natën në plazhe, shkolla dhe qendra strehimi, ndërsa disa familje kanë vendosur të ndryshojnë destinacionet e pushimeve për shkak të situatës.
KOHA JONË SONDAZH

