FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zjarret në tre shtete të Europës detyrojnë evakuimin e mijëra qytetarëve

Një seri zjarresh të mëdha pyjore po përfshin Francën, Spanjën dhe Portugalinë, të nxitura nga një valë e fortë të nxehti me temperatura që në disa zona arrijnë deri në 43°C. Flakët kanë shkatërruar sipërfaqe të gjera pyjore dhe kanë detyruar autoritetet të evakuojnë banorë e të forcojnë masat emergjente. Në jug të Francës, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë rreth 46 mijë hektarë tokë, duke çuar në largimin e afro 10 mijë banorëve nga zonat e rrezikuara. Sipas autoriteteve, pesë persona janë plagosur, ndërsa rreth 700 zjarrfikës po punojnë për të vënë flakët nën kontroll.

Bashkimi Evropian ka ndërhyrë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile, duke dërguar katër avionë zjarrfikës nga Qiproja dhe Suedia për të ndihmuar operacionet në rajonin e Perpignanit. Edhe Portugalia po përballet me situatë të rëndë, ku një zjarr në zonën e Vuzelës ka djegur rreth 130 mijë hektarë bimësi. Pjesa më e madhe e vendit mbetet në rrezik të lartë për përhapjen e flakëve, ndërsa disa rajone në veri dhe qendër janë në alarm të kuq për shkak të temperaturave ekstreme.

Spanja vijon të ketë vatra aktive zjarri, të cilat po monitorohen nga autoritetet, pasi kushtet e motit po favorizojnë përhapjen e tyre të shpejtë. Sipas ekspertëve, kombinimi i temperaturave shumë të larta, thatësirës së zgjatur dhe erërave të forta pritet ta mbajë rrezikun e zjarreve të lartë gjatë gjithë javës në Europën Jugore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?