Zjarret në vend, kryeministri kërkon falje për pushimet në Hawaii

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison ka kërkuar falje që shkoi në një festë familjare gjatë zjarreve vdekjeprurëse që përfshinë vendin. Morrison shkurtoi pushimet në Hawaii me gruan dhe fëmijët e rritur pas një proteste publike për mungesën e tij në shtëpi gjatë një krize kombëtare.

Që nga shtatori, flakët shkatërruese kanë vrarë të paktën nëntë njerëz, përfshirë dy zjarrfikës, shkatërruan më shumë se 800 shtëpi dhe dogjën tre milionë hektarë tokë.

Morrison u kthye të shtunën, dy ditë pasi u shpall gjendja e jashtëzakonshme njëjavore në Uellsin e Ri Jugor për herë të parë që nga viti 2013. Duke folur gjatë një konference për shtyp, Morrison tha se me “përfitimin e mbikëqyrjes ne do të kishim marrë vendime të ndryshme”.

SHKARKO APP