Zjarri “pushton” qytetin, qindra banorë evakuohen
Një zjarr që ka rënë në qytetin perëndimor australian të Perth ka detyruar banorët e afërt të evakuohen, edhe pse vendi ndodhet në karantinë për shkak të masave për parandalimin e Covid-19.
Zjarri ishte përhapur nga erërat e forta duke marrë përmasa gjigande gjatë natës.
Si pasojë, bëhet e ditur se të paktën 30 shtëpi janë shkatërruar.
Në këtë drejtim, për të shmangur më të keqen, njerëzve u është thënë të ikin në vende më të sigurta, edhe nëse kjo do të thotë thyerje e bllokimit të vendosur për shkak të Covid-19.
Kryeministri i vendit ka thënë se shteti po përballej me një situatë “jashtëzakonisht shqetësuese dhe serioze”.
“Tani për tani vendi po lufton me dy lloje të ndryshme të emergjencave një emergjencë e rrezikshme zjarri dhe një emergjencë mbylljeje për shkak të COVID-19”, ka thënë Mark McGoëan.