Zogj të ngordhur në paketimin që vinte nga Kina, agjentët në panik
Agjentët e doganës në një paketim të mbyllur, kanë gjetur zogj të vegjël të ngordhur në çantën e një pasagjeri në aeroportin e Virgina-s të SHBA-së. Forcat doganore në Britani, në bashkëpunim ushtarët e mbrojtjes kufitare, përgjuan paketimin në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles, pasi pasagjeri sapo ishte ulur nga Kina.
Pasagjeri pretendoi përpara agjentëve se zogjtë e ngordhur ishin ushqim për macen. Në logon e paketimit ishin paraqitur figura qeni dhe maceje dhe brenda saj kishte një numër të konsiderueshëm zogjsh të thatë dhe të ngordhur. Zogjtë janë konfiskuar nga forcat doganore duke parandaluar në këtë mënyrë përhapjen e gripit të shpendëve.
“Këta zogj të ngordhur janë ndaluar nga importi në Shtetet e Bashkuara pasi zogjtë e papërpunuar paraqesin një kërcënim potencialisht të rëndësishëm sëmundjesh për industritë e shpendëve të kombit tonë dhe në mënyrë më alarmante për qytetarët tanë si vektorë të mundshëm të gripit të shpendëve”, u shpreh Casey Drust, drejtor i operacioneve në terren.