Zv/kancelari gjerman: Nuk do të marrim pjesë në konfliktin e SHBA-ve dhe Izraelit kundër Iranit!
Gjermania nuk do të marrë pjesë në konfliktin ushtarak që po zhvillohet mes Shtetet e Bashkuara, Izrael dhe Iran. Kështu është shprehur zëvendës-kancelari gjerman Lars Klingbeil në një intervistë për rrjetin televiziv RND.
“E them shumë qartë: kjo nuk është lufta jonë. Ne nuk do të marrim pjesë në këtë luftë”, deklaroi Klingbeil, duke nënvizuar se Berlini nuk ka në plan të përfshihet ushtarakisht në konflikt.
Ai paralajmëroi gjithashtu për rreziqet që, sipas tij, mund të sjellë përshkallëzimi i situatës në arenën ndërkombëtare. Sipas zëvendëskancelarit, ekziston një rrezik i madh që bota të zhytet gjithnjë e më shumë në një realitet ku rregullat ndërkombëtare dobësohen dhe mbizotëron vetëm forca.
“Ne nuk duam të jetojmë në një botë ku zbatohet vetëm ligji i më të fortit”, theksoi ai, duke shtuar se ka edhe “dyshime serioze” mbi ligjshmërinë e konfliktit në raport me të drejtën ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se qeveria e tij ndan shqetësimet dhe qëllimet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit lidhur me programin bërthamor dhe raketor të Iranit, si dhe me atë që e cilësoi si kërcënim të Teheranit ndaj Izraelit dhe mbështetje për grupe të armatosura në rajon.
KOHA JONË SONDAZH

