Zvizdiç & Vuçiç: Vendet e rajonit të bëjnë gjithçka që në Ballkan të mos ketë më luftë
Kryeministri boshnjak, Denis Zvizdiç dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç deklaruan sot në Sarajevë se vendet e rajonit duhej të bënin gjithçka në mundësinë e tyre për të siguruar që Ballkani të mos përjetonte më luftra.
“Asnjë shtet i rajonit nuk po përgatit ndonjë konflikt të armatosur”, theksuan ata. Në lidhje me deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel, sipas së cilës, çështja e migrantëve mund të shërbente si një konflikt i ri në rajon, Vuçiç u tha gazetarëve se deklarata e kancelares ishte mjaft e kuptueshme, e bërë nga dëshira për të parandaluar një skenar të tillë. “Ne i kuptuam deklaratat e zonjës Merkel në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Vuçiç. “Ne do të bëjmë më të mirën tonë për të siguruar që Ballkani të mos përjetojë më luftra apo gjëra të ngjashme”, siguroi Vuçiç.